Zaev- Cipras: Duhet të shpejtojmë sepse humbëm shumë kohë, humbëm tre dekada


Vizita ime këtu është vizita e parë zyrtare e një kryeministri grek në vendin tuaj. Humbëm shumë kohë. Duhet të vrapojmë dhe shpejtojmë sepse humbëm tre dekada. Duhet t’i kalojmë të gjitha këto hendeqe dhe t’i tejkalojmë. Të kalojmë nga historia dhe luftërat dhe narrativa e ndarjeve dhe të tentojmë të ndërtojmë narrativë të re, të bashkëpunimit dhe rritjes së re. Këtë sot e deklaroi kryeministri grek Aleksis Cipras në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.

Cipras, theksoi se Greqia do të vazhdojë me mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për të vazhduar me reformat e domosdoshme dhe për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Vizita ynë zyrtare sot paraqet hap historik të Ballkanit dhe Evropës. Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje dhe për të parë përpara, të ndërtojmë ura në vend të mureve”, deklaroi Cipras.

Theksoi se në nivel të marrëdhënieve diplomatike krijuan ambasada dhe do t’i zëvendësojnë pikat e kontaktit që i kanë pasur deri më tani.

“Para disa muajve Greqia ishte shteti i parë që e ratifikoi protokollin inkuadrues për shtetin tuaj drejt NATO-s, ndërsa sot nënshkruam memorandum për mirëkuptim dhe avancim të proceseve parainkuadruese dhe inkuadruese të Maqedonisë së Veriut në BE”, porositi Cipras, i cili ndodhet për vizitë të parë zyrtare në Shkup, në konferencën për shtyp me kryeministrin Zaev.

Theksoi se çështja më e rëndësishme në takimin e sotëm ishte ekonomia, sepse, siç tha, duhet të përshpejtojmë dhe t’i tejkalojmë hendeqet nga e kaluara, si dhe të evitojmë tatimimin e dyfishtë.

“Krahas vështirësive ka shumë sipërmarrës grekë të cilët për momentin punojnë dhe janë aktivë në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, delegacioni im sjell me vete mbi qindra sipërmarrës, e tërë kjo me qëllim që të arrihet bashkëpunim më i mirë dhe marrëdhënie më të mira në të ardhmen. Vendosëm edhe komitet koordinues për bashkëpunimin tonë, që do të kryejë mbikëqyrje dhe do t’i mbështesë ndërhyrjet e tilla në suaza të marrëdhënieve ekonomike”, deklaroi Cipras.

Marrëveshja për mbrojtje e nënshkruar mes të dy MPJ, theksoi Ciprasi, paraqet dëshmi për vullnetin e Greqisë të ndihmojë në ndërtimin e mundësive të mbrojtjes dhe kapacitetet e Maqedonisë së Veriut.

“Ky bashkëpunim është i rëndësishëm dhe përfshin shumë sektorë. Këtu janë trajnimet, industria e mbrojtjes, mbrojta kibernetike, shërbimi ushtarak për zbulim, si dhe politika ajrore”, deklaroi Ciprasi.

Greqia, vazhdoi Ciprasi do të bëjë trajnimin e kontrollit ajror përmes Selanikut, me qëllim që të sigurisë ajrore mbi sipërfaqen ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Që të kemi themele të fuqishme për bashkëpunim mes të dy vendeve të qëndrueshme, Ciprasi përmendi se duhet të punojmë intensivisht për zbatimin e saktë të Marrëveshjes së Prespës.

Në këtë periudhë të shkurtër ne ndërmarrim hapa të mëdha për të ecur para dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi Ciprasi.

Përmendi se me rëndësi është të ketë institucione në të dy vendet që do të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë dhe do të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes.

Kryeministri Zaev nga ana e tij përkujtoi se për herë të parë në histori një kryeministër grek gjendet për vizitë në vend, duke potencuar se kjo vizitë historike është shprehje e fuqishme e vullnetit të përbashkët politik dhe shenjë e qartë për zgjidhjen e çështjeve të hapura si kontribut për një Ballkan të ri.

“Më 17 qershor të vitit të kaluar kur të dyja vendet tona e nënshkruan Marrëveshjen e Prespës shkruajmë histori disa herë. Greqia është vendi i parë që e ka nënshkruar Protokollin për anëtarësim në NATO, që është synimi i ynë strategjik, ndërsa kryeministri Aleksis Cipras i bëri thirrje BE-së të fillojë negociata për anëtarësimin e shtetit tonë. E gjithë kjo është për fitore të politikës së përparimit, për paqe dhe miqësi midis popujve”, tha Zaevi në takimin me Ciprasin.

Theksoi se verdikti politik, miqësia dhe besimi i ndërtuar muajve të kaluar, na kanë sjellë deri në seancën e sotme të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim midis të dyja vendeve, ku e nënshkruan  Planin Veprues për përforcimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës konform Marrëveshjes së Prespës.

“Kur shihni në drejtim të së kaluarës shihni raste të cilat nuk janë shfrytëzuar, kur do të shihni në të ardhmen shihni mundësi të hapura dhe interesa të përbashkëta. Të dy fqinjët morën vendime të guximshme  me dëshirë për bashkim, ndërsa ajo që dukej për pamundësi sot është realitet”, theksoi Zaev.

Tha edhe se janë dakorduar deri në mes të majit ekipi i përbashkët i ekspertëve për përdorim komercial të emrit, terminologjisë, brendeve dhe shtoi se me rëndësi të madhe janë memorandumet e nënshkruara në fushën e transportit dhe bisedimet për energjetikën, bashkëpunimet të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Muajve mbrapa fitova një mik të mirë. Aleksis është shoku im dhe mik i vendit tonë. Rekomandoj të gjithë ne të ndërtojmë miqësi me fqinjin tonë Greqinë, dhe me fqinjët tanë të tjerë”, theksoi kryeministri Zaev.

Zaevi theksoi se pasdite bashkërisht me Ciprasin do ta hapin forumin e biznesit në të cilin, siç tha, do të marrin pjesë mbi 400 afaristë të të dyja vendeve dhe se me këtë forum do të ripërtërihen hapësirat historike që do të krijojnë  mundësi për shkëmbim të investimeve, tregtisë dhe kulturës.