Zaev: Çdo ndihmë rreth çështjes së emrit është e mirëseardhur


“Maqedonia mbetet e përkushtuar në partneritetin me SHBA-të. Informova zotin Miçel se ne vendet e Ballkanit Perëndimor kemi bërë hap për tejkalimin e problemeve dhe stereotipave, në këtë drejtim po punojmë edhe në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me shtetin fqinjë Greqinë, rreth çështjes së emrit”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se Maqedonia ka bërë një hap të madh para drejt integrimit në BE, andaj edhe me të drejt pret që gjatë muajit prill të merr rekomandim të pakushtëzuar, derisa gjatë muajit korrik edhe ftesë për tu bërë anëtare e plotfuqishme e NATO-së.

“Kemi shprehur gatishmëri për dialog të vërtet, reformat duhet të vazhdojnë sepse hapin rrugën drejtë BE-së”, tha Zaev.

Çdo ndihmë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit është e mirëseardhur, sidomos kur një ndihmë e tillë vjen nga një aleat siç është SHBA, tha kryeministri Zoran Zaev.

“Çështja e emrit zgjat që 25 vjet dhe është e tejet e ndjeshme, e rëndë. Çdo mik që do ti ndihmojë Maqedonisë për ta zgjidh këtë çështje, posaçërisht një mik siç është SHBA-ja është shumë e mirëseardhur. Ne me Bullgarin e zgjidhjen në mënyrë bilaterale, shpresoj që edhe me Greqinë ta zgjidhim këtë çështje dhe t’i njoftojmë miqtë tanë se problemin e kemi zgjidhur, por edhe çdo ndihmë në ketë drejtim është e mirëseardhur, sidomos kur vjen nga një aleat siç janë SHBA-të”, tha Zaev.

Nga ana tjetër ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel, edhe një herë theksoi se SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në rrugën e euro integrimeve dhe i vlerësoi pozitive hapat pozitive të Maqedonisë.

“Me kryeministrin Zaev biseduam për bisedimet me Greqinë, forcimin e ekonomive te vendeve të rajonit dhe mbi te gjitha folëm për rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike. SHBA-të mbështesin dhe do vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në përmbushjen e reformat për të hyrë në BE dhe për tu bërë pjesë e NATO-s”, u shpreh Ues Miçel.

Në pyetjen e gazetarëve nëse diplomacia amerikane do të kyçet në procesin e zgjidhjes së emrit në rast të ndonjë ndërlikimi Mçel tha se SHBA-të duan të ndihmojnë në mënyrën e du