Zaev: Besoj njëqind për qind se në tetor do të marrim datë për negociata


Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se vendi do të marrë datë në tetor për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në si shpërblim mes tjerash edhe për Marrëveshjen e Prespës. Nëse kjo nuk ndodh, thotë se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me opozitën për zgjedhje të parakohshme.

“Unë besoj se njëqind për qind në tetor do të marrim datë për negociata. Në politikë kjo është e rrallë por që ta përmbushim këtë vallë nuk është mirë të japim një argument plus atyre që vendosin edhe pse është verë, edhe pse vendoset për Raportin që ka përfunduar të japim argument se shteti këtë që po e bën nuk e bënë vetëm për BE-në, por hyn në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë për popullin, për shtetin që ta zgjidhim edhe këtë çështje. Besoj se Ligji për prokurorinë publike nuk është pengesë për marrjen e datës. Por unë jam Zoran Zaev, kam informacione aq sa kamë, jam kryetar i Qeverisë. Është e mundur diçka të mos dijë. Nëse kjo ndërlidhet me atë që në në vend e bëjmë na e jepni ta përfundojmë, ta largojmë si pengesë. Në fund këtë punë e shoh si obligim para qytetarëve,”, tha Zaev në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme në Qeveri.

Ai thotë se BE-ja e din se mundet shumë lehtë t’i kthejë nacionalizmat në debat në diskursin e veprimit të Republikës së Maqedonisë Veriore nëse në mënyrë përkatëse nuk e shpërblen Marrëveshjen e Prespës dhe të gjitha reformat që janë bërë së bashku me opozitën. Për këtë potencon, data në tetor do të jetë shpërblim për vendin tonë por edhe motiv për liderë të tjerë nga rajoni t’i zgjidhin kontestet bilaterale.

“Nëse nuk e bënë këtë atëherë mund të ndodhë retorikë e re nacionale që mund të provokojë kryeministra nga fqinjësia anëtare të BE-së, të provokojë edhe vende të tjera dhe në tetor të kjo të ndikojë. Si do të motivohen liderët e vendeve tjera të gjejnë zgjidhje nëse nuk i shpërblejnë zgjidhjet që i kemi në vend si Marrëveshja e Prespës. Programi është absolutisht i qartë, për këtë besoj se me marrjen e datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë Veriore me BE-në morëm shpërblim edhe për Marrëveshjen e Prespës, e cila motivon liderët të bëjnë përpjekje të gjejnë zgjidhje përmes dialogut, diplomacisë, përmes dialogut që ata të mund edhe to të presin shpërblim siç morëm ne pas 15 viteve me datën e fillimit të negociatave”, tha Zaev.

Shtoi se është i gatshëm të ulet me opozitën nëse eventualisht nuk marrim datë në tetor.

“Nëse nuk marrim datë jam i gatshëm, të ulem dhe të bisedojmë”, tha Zaev i pyetur nëse do të vazhdojë të qëndrojë në qeveri edhe në rrethana të tilla.