Zaev: Besoj në konsesus kombëtar për çështjen e emrit


Besoj se mundemi të gjejmë konsensus kombëtar në funksion të zgjidhjes së problemit me emrin, e jo në funksion të bllokimit të tij apo shtyrjes së sërishme. Tani është momenti i vërtetë të zgjidhet kjo çështje, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

“Të shtunën kishim takim informativ në të cilin i ndamë të gjitha informacionet e mundshme që i kemi unë dhe ministri i Punëve të Jashtme të cilët erdhën nga negociatori për emrin Vasko Naumovski. Ndërtuam strategji, ndërsa unë e prezantova se si do të vazhdojmë në të ardhmen”, deklaroi Zaev në përgjigjen e pyetjes pas përfundimit të seancës për “Ryshfetin” dhe theksoi se qëndrimet e VMRO-DPMNE-së dihen.

Debati potencoi, është i hapur, ndërsa për çështje të tilla edhe duhet të jetë i hapur.

“Të gjithë duhet ta dimë se mundemi ta zgjidhim problemin, por mund edhe të mos zgjidhet. Pas kësaj dielli sërish do të lindë, por nëse do na ngrohë dhe nëse fëmijët tanë do të vazhdojnë t’i ngrohë diku nëpër botën e bardhë është vendim i politikanëve. Gjithsesi pushteti e ka përgjegjësinë më të madhe, por jam i bindur se edhe presidenti i shtetit edhe opozita dhe të gjithë faktorët politikë në shoqëri do të jenë të arsyeshëm që të gjejmë zgjidhje e cila do ta ruajë dinjitetin e popullit tonë dhe të vendit tonë”, tha Zev.

Me rëndësi, theksoi, është të kemi kujdes edhe nga pala greke, sepse ndoshta zgjidhja do të jetë e pranueshme për ne, por nuk do të kalojë në Greqi apo e kundërta, ndoshta do të jetë e pranueshme për palën greke, ndërsa nuk do të kalojë këtu.

Kryeministri konfirmoi se LSDM-ja mbetet në vendimin se nëse gjendet zgjidhje për çështjen e emrit populli do të prononcohet në referendum.

“Qëndrimi i LSDM-së është të gjendet zgjidhje së bashku me opozitën dhe në fund zgjidhja përfundimtare të konfirmohet në referendum. Kjo nuk është aq e frikshme, tragjike apo e pamundur. Referendumi organizohet në pajtim me ligjet e procedurës së shpejtë dhe nëse ndalemi të gjithë, para së gjithash politikanët dhe i kumtojmë qëndrimet tona do t’i ndihmojmë popullit të dalë dhe ta tregojë qëndrimin e tij. Kjo është çështje tejet thelbësore, por këtë nuk e shohim si frenues apo barrierë, por si garanci shtesë për Republikën e Greqisë se zgjidhja do të jetë e përhershme, konsistente dhe mbetet për shekuj e shekuj”, tha Zaev.

Nimicit, siç theksoi, do t’ia transmetojnë të gjitha qëndrimet tona me të gjitha argumentet dhe shtoi se në këto qëndrime ka druajtje edhe për palën greke, sepse theksoi, për qëllim kemi ajo të kalojë edhe në Greqi.

“Besoj se i tillë është edhe qëllimi i Greqisë, të paktën ashtu u prezantua para meje nga kryeministri Cipras se njëkohësisht është shumë me rëndësi zgjidhja të kalojë edhe në Maqedoni, në këtë mënyrë dhe mund të gjendet zgjidhje”, theksoi Zaev.

Me ngritjen e problemit për emrin do të fitojmë datë për fillimin e negociatave me BE-në, anëtarësimin në NATO, por edhe jetë më të mirë, sepse NATO-ja dhe BE-ja sjellin investime dhe aspekte pozitive ekonomike për qytetarët.

“Shpresoj se me veprim të arsyeshëm do të gjejmë zgjidhje të këtij problemi shumëvjeçar dhe se të gjithë do të jemi të përqendruar para se gjithash për interesin e qytetarëve dhe për Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.