Zaev bën gati ministrat e rinjë, propozimet arrijnë në Kuvend (DOKUMENT)

Kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar propozimin për ministrin e ri të shëndetësisë në kuvend, kurse në këtë dokument nuk është emri i Vullnet Feratit, personi i cili është propozim i Aleancën për Shqiptarët për ministër.

Venko Filipçe është propozimi i shumicës për ministër të shëndetësisë, ndërsa Arbër Ademi do ta zë vendin e Visar Ademit si zëvendësministër i arsimit.

Emrat e ri pritet të votohen para festave të fundvitit.

Tashmë dokumenti është nisur për kuvend dhe pritet që pas vulosjes të hidhet në procedurë.

Kuvendi Qendror i Aleancës Shqiptare pritet të zhvillojë takim të dielën, dhe nga aty të komunikohet vendimi për mbetje apo jo në qeveri, në kushte të tilla.