Zaev: Ballkani ka ndryshuar, Maqedonia pret datë për hapjen e negociatave me BE-në


Në lidhje me dokumentin jozyrtar apo nonpejperin dhe qëndrimet e Francës dhe Holandës për kyçjen e Maqedonisë në BE, kryeministri Zaev tha se qëndrimet e dy shteteve janë të njohur mirëpo ata do të binden se Ballkani ka ndryshuar në aspekt pozitiv dhe se reformat që KE kërkon nga Maqedonia, kanë filluar në të gjitha sferat më problematike e që janë të përmendur në nonpejperin.

“Nuk është diçka e re se Franca dhe Holanda jhanë të rezervuar kur vjen në pyetje zgjerimi i BE-së. Ata kanë mendim se Evropa duhet të përmirësohet, për këtë arsye kisha takim me kryetarin e Francës Macron. Nëse Evropa ndërpret porosit pozitive, askush nuk garanton se Ballkani nuk do ti kthehet periudhës së saj të errët. Ballkani sot është i ndryshuar, i lirë. Unë jam i bindur se debati për Maqedoninë do të zhvillohet në drejtim pozitiv nëse nuk dëshpërohemi dhe të punojmë edhe më shumë.
Reformat në sistemin gjyqësor kanë filluar, këtë e di Evropa dhe të gjithë në vend.
Maqedonia është më tepër se kurrë e ndryshuar në pjesën e reformave në administratë sepse ata janë pjesë e planeve qeveritare 3-6-9 dhe 18.
Këto reforma rezultuan me rekomandim të pastërt dhe këtë fakt nuk duhet ta shmangim.
Maqedonia nuk pret vendim për anëtarësim por për datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”, theksoi Zaev.