Zaev: Arritën nga rruga sekondare ballkanike të kthehemi në autostradën kryesore në drejtim të Evropës

Me ceremoni solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është ngritur flamuri i NATO-s.

“Sot e ngritëm flamurin e NATO-s, që bashkërisht me atë evropiane dhe tonin,   e përcakton të ardhmen, jo vetëm tonën por edhe të brezave tanë. Kjo nuk është vetëm simbolikë, por realitet. Kjo është një faqe e re e historisë sonë”, tha Zaev në ceremoninë para Qeverisë me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s.

Ai theksoi se sot me siguritet themi se atdheu ynë është në rrugën e drejtë ndaj progresit dhe zhvillimit të papenguar.

“Arritëm nga rruga sekondare ballkanike në të cilën pritëm me dekada dhe u kthyem në autostradën kryesore në drejtim të Evropës”, tha Zaev dhe shtoi se në periudhën që vijon do të jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të periudhës më të rëndësishme që nga pavarësia e shtetit, në të cilën vetë do të vendosim për të ardhmen tonë, por edhe për shpejtësinë me të cilën do ta arrijmë këtë qëllim, tha kryeministri.

Zaev vlerësoi se të ardhmen tashmë nuk e kemi fat, por fatin e marrin në duart tona dhe e përcaktuam të ardhmen.

Kryeministri potencoi se këto ditë e fillojmë fazën e ardhshme komplekse në ndërtimin e shtetit tonë sipas standardeve evropiane dhe se askush nuk mund të na bllokojë nga jashtë.