Zaev: Anëtarësimi në BE do ta përmirësojë standardin jetësor


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook përsëri ka dalë me qëndrim rreth përfitimeve me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE).

Këtë herë Zoran Zaev shkruan se me hyrjen në BE, Maqedonia do të ketë rritje të standardit jetësor të qytetarëve.

“Me hyrjen e Republikës së Maqedonisë në BE do të kemi standard më të lartë jetësor. Me hyrjen në BE inkuadrohemi në tregun prej 500 milionë konsumatorëve. Do të kemi rritje të eksportit dhe rritje ekonomike”, ka shkruar kryeministri Zaev.

Ai më tej thotë se për Maqedoninë BE-ja do të thotë qasje në treg më të madh për 250 herë dhe ekonomi më të sigurtë për shtetin.