ZAEV: Aksioni në klubet e natës, dëshmi se ligji vlen për të gjithë


Reagimet pas aksionit nëpër diskoteka që ndodhën gjatë vikendit, është dëshmi se ligji vlen për të gjithë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve.

Ai ka thënë se asnjë nga klubet e natës ku është realizuar aksioni nuk kanë pasur licencë, ndërsa gjatë bastisjes tek disa prej mysafirëve janë gjetur edhe drogë dhe armë, transmeton Medial.mk.

Zaev ka thënë se nëse ndonjë nga policët ka vepruar kundër ligjit do të sanksionohet. Por, deri më tani, ka shtuar ai, “nuk ka prova për një gjë të tillë”.