Ylli i Juventusit arrinë marrëveshje me Barcelonën


Mesfushori  boshnjak Miralem Pjanic do të largohet nga Juventus, për t’iu bashkuar Barcelonës.

Mediet në Itali raportojnë për një marrëveshje të arritur mes skuadrës katalane dhe lojtarit.

Miralem Pjanic te Barcelona do të përftojë 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa nga shitja e tij Juventus do të arkëtojë 80 milionë euro.

Me këto para, ‘Zonja e Vjetër’ do të transferojë Milinkovic-Savic nga Lazio.