Ylber Sela emërohet drejtor i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve


Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme ka emëruar Ylber Selën për drejtor të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve.

Konkursi ka mbaruar më 13 shkurt. Në të kanë konkuruar 18-të persona. Shqyrtimi i aplikacioneve është realizuar nga Komisioni Kuadrovik në kuadër të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë, në përbërje të ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spavoski, ministrit të Ekologjisë, Sadullah Duraki dhe zëvendëskryeministrit për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

Ylber Sela ka doktoruar në shkencat sociale, në Universitetin e Vjenës, ndërkaq ka ligjëruar në Universitetin e Tetovës dhe Evropës Juglindore.