Yee: Tani është mundësia e vërtetë për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Tani është mundësia e vërtetë që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje për kontestin shumëvjeçar për emrin. Shtetet duhet ta respektojnë sovranitetin e shteteve tjera dhe nuk duhet të mundohen t’i ndryshojnë kufijtë, deklaroi Brian Hoyt Yee, zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për EVropë dhe Azi për televizionin bullgar Bloomberg.

Ai shtoi se kompromisi mund të arrihet vetëm me vullnet të fortë të liderëve të dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia dhe Greqia, kanë mundësi të arrijnë marrëveshje për çështjen e emrit. Besoj se ekziston vullneti politik, si në Athinë, ashtu edhe në Shkup, për të arritur marrëveshje dhe të zgjidhet ky kontest. Do të jetë proces i mundimshëm, por nëse të dy palët vazhdojnë të punojnë, siç kanë punuar deri më tani, me ndërmjetësim të Matthew Nimetz, besojmë se kjo është e mundshme”, tha Hoyt Yee.