Yee: Athina dhe Shkupi duhet të bëjnë kompromis për çështjen e emrit

Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer ta zgjidhin çështjen për emrin në vitin 2018. Lidershipi dhe vullneti i mirë i qeverive të dy vendeve janë inkurajuese, tha Brajan Hojt Ji, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së, në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA – MPA.

“Lidershipi dhe vullneti i mirë që paradokohe e kanë shprehur dy qeveritë për këtë çështje janë inkurajuese. Negociatat do të jenë të vështira dhe të dy palët duhet të bëjnë kompromise, por si duket bisedat fillestare me ndërmjetësim të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic ishin konstruktive” – tha Ji.

Ai e inkurajon edhe zërin pozitiv që e shikon te kryeministri Zoran Zaev në zbatimin e reformave dhe përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje. Ai vlerësoi edhe se zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë të respektimit të lirive themelore.

Ji në intervistë tha “nuk ekzistojnë plane të tilla” lidhur me spekulimet se ai do të ishte ambasadori i ri amerikan në Shkup. “Shtëpia e bardhë është e vetmja kompetente për ato çështje dhe nuk ka kumtuar diçka të tillë” tha Hojt për ANA.