Xixikostas: Derisa unë jam prefekt, në tabela do të shkruajë Shkup, ndërsa jo Maqedonia e Veriut


Prefekti i rajonit grek Maqedonia Qendrore,  Apostolos Xixikostas, thotë se përderisa  ai është në krye të periferisë  nuk do të ndryshohen targat  në të cilat tani shkruan Shkup për vendin tonë.

Në intervistë për televizionin grek “Skaj”, Xixikostas i cili vjen nga radhët e  Demokracisë së Re potencon se ai nuk do ta përdorë  emrin Maqedonia e Veriut, sepse për të vendi “ka qenë dhe do të jetë Shkupi”.

“Nuk ka shans  në rrugën që është  në përgjegjësi tonën,  në periferi të vendoset tabelë  në të cilën do të shkruajë termi Maqedonia e Veriut. Të jetë e qartë, derisa unë jam prefekt, në tabelat e rrugëve tona do të shkruajë Shkup”, thotë Xixikostas.

I pyetur se çka do të bëjë nëse Qeveria i bën presion për çështje konkrete, prefekti thotë se edhe deri tani ka dëshmuar se ” nuk i nënshtrohet  llojit të tillë të presioneve.