Xholev: Janë amnistuar pesë deputetë për ngjarjet e “27 prillit”

Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev, mbrëmë për TV24 tha se janë amnistuar 12 persona të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, midis tyre dhe 5 deputetë.

Deputetët e liruar nga akuza janë Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Ljuben Arnaudov. Të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski, i akuzuari Zaharije Simovski, vllezërit Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, Mitre Pitropovski, Ilija Sllavevski, Johan Tarçullovski, janë personat që janë falur nga amnistia, sipas Ivan Xholevit.