Xholev: Është i nevojshëm veting në gjyqësi

Фото: Б.Грданоски

Kryetari i Gjykatës Themelore Penale-Shkup, Ivan Xholev konsideron se është i nevojshëm veting në gjyqësi që të mënjanohen të gjitha dyshimet për ndershmërinë e gjykatësve.

“Në vetingun shoh pozitivisht dhe nuk kam asnjë problem me këtë. Mendoj se është e nevojshme të bëhet veting edhe në gjyqësi, me qëllim që të mënjanohen të gjitha dyshimet në bazë të ndershmërisë së gjykatësve”, deklaroi sot Xholev.

Në pyetjet si e komenton akuzën nga opozita se nga  “svarovski” gjyqësia u shndërrua në “lui viton” gjyqësi. Xholev thotë se aspak nuk i pëlqejnë deklaratat e tilla nga ana e politikanëve dhe mendon se janë të gabuara.

Njeriu i parë i Gjykatës penale thotë se nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga Këshilli gjyqësor.

“Gjykata penale ka bërë gjithçka që të mund të sigurojë gjykim vijues të lëndëve të profileve të larta që janë në interes të opinionit. Për këto arsye shpesh herë në lëndët e mëdha siç janë ’27 prilli’, ‘Titanik’ emërimi i gjykatësve, ndihmësve dhe gjykatësve shtesë-të jurive me qëllim që të mund të sigurojë vazhdimësi në raste nëse ndokush nga këshilli ekzistues gjyqësor për ndonjë arsye largohet, në këtë rast, që të mos fillojë procedura nga fillimi, emërohej ndihmës gjykatës dhe juri me qëllim që ato lëndë të mos fillojnë nga fillimi. Megjithatë gjykatësit-ndihmës për shkak të pranisë së tyre të vazhdueshme dhe angazhimit në lëndët, të cilat nuk janë të tyre nuk kanë mundur ta realizojnë normën e tyre dhe për këtë nga ana e Këshillit gjyqësor janë vlerësuar me nota më të dobëta. Në këtë kuptim nuk kemi pasur mbështetje nga Këshilli gjyqësor, pasi që mendoj se është dashur të ketë mirëkuptim për këta gjykatës që t’u ofrohet ndihmë dhe të vlerësohen me nota më të larta”, thotë Xholev.