Xhevat Ademi: Ja çka presim nga Menduh Thaçi


Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi pretendon se nuk ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit lidhur me ligjin për gjuhët, edhe pse vet kreu i Kuvendit Xhaferi akuzoi disa deputetë të LSDM-së për mos pjesëmarrje në seancë ku duhej të miratoheshe ligji për gjuhët. Ademi thotë se seanca për votimin e tretë dështoi për shkak të mungesës deputetëve.

“Ne presim edhe Menduh Thaçin që të vij dhe bashkë me deputetin turk që i është bashkuar shumicës, t’i kemi jo 69 por 71, për inat të Ivanovit. Për BDI-në dhe shumicën parlamentare, të jem korrekt, ligji për gjuhën shqipe është i panegociueshëm. Nuk shohim as nevojën më të vogël që ne si partner të kthehemi dhe të negociojmë për diçka që jemi marr vesh që moti”, deklaroi deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.