Xhaka & Shaqiri gjobë 25.000 dollarë për “shqiponjën”, shqiptarët bëhen bashkë për të mbledhur para!


Nuk besojmë se është e nevojshme të tregojmë edhe një herë mbi gjestin patriotik që Xhaka dhe Shaqiri nën fanellën zviceriane bënë ndërkohë që luajtën kundër Serbisë. Dy futbollistët shqiptarë, pasi shënuan golat, menjëherë bënë shqiponjën me duar në shenjë patriotizmi. Por e gjithë kjo krijoi shumë zhurmë mediatike, aq sa FIFA ndërmorri hapin për t’i penalizuar djemtë me një gjobë prej 25.000 dollarë.

Mirëpo, ndonëse Xhaka dhe Shaqiri nuk bënë ndonjë reagim dhe dukshëm kjo gjobë për ta është minimaliste duke qenë se ata paguhen mjaft mirë në Kombëtaren e Zvicrës, sërish, disa shqiptarë kanë marrë iniciativën që nëpërmjet një programi online të mbledhin para për të paguar gjobën që iu është vendosur dy djemve.

Ka qenë Vesa Luma ajo që e ka shpërndarë këtë iniciative duke thënë: “Pavarsisht se kjo shumë është e mundshme të paguhet nga ana e lojëtarve, e kemi obligim moral për të qenë ne ata që e shlyejmë borxhin” – ka përfunduar ajo.

Ndërkohë mund të vini re se për 5 orë janë mbledhur 7829 dollarë për gjobën e djemve.

Pritet që kjo të ndezë debat, sepse me siguri një pjesë e mirë e shqiptarve e shohin këtë gjest si qesharak, ndërkohë që ka shumë raste fëmijësh të sëmurë të cilët kanë nevojë për të tilla fushata ku mblidhen donacione. /Blitz.al/