Xhaferi vendos të hënën për 35 mijë amendamentet antigjuhësore të VMRO-së


Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të presë numrin e përgjithshëm të amendamenteve të VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve dhe të hënën do të vendosë se çka do të bëj me seancën kun ë rend dite do të jetë ligji për gjuhët, përcjell Aktuale.mk.

“Do të duhet fillimisht ti shohë amendamentet. Unë nuk kam të drejtë që tua shkurtojë të drejtën deputetëve që të dorëzojnë amendamente. Ajo që dua të them është se ligji për përdorimin e gjuhëve vecmë është miratuar. Me amendamentet qëllimi është i qartë që të bllokohet votimi dhe aplikimi i ligjit për gjuhët, e jo që ai të përmirësohet”, ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi për sdk.mk.

Xhaferi konsideron se me bllokimin e ligjit dhe të punës së kuvendit, sërisht do të pësojë VMRO-DPMNE.

Sipas kryeparlamentarit Xhaferi, për 35 mijë amendamente nevojiten më së paku gjashtë muaj debat.