Xhaferi: Vëmendje të madhe proceseve aktuale reformuese


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Marija Pejçinoviq Buriq, nënkryetare e Qeverisë së Kroacisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e cila qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë dhe theksoi se është për respekt të veçantë mbështetja e fuqishme që e pranon vendi ynë në integrimet euroatlantike për të cilat presim të finalizohen me anëtarësim të plotfuqishëm në NATO në Samitin e ardhshëm të Aleancës, si edhe me raport pozitiv nga Komisioni Evropian i cili do të përmbajë rekomandim të pakushtëzuar për fillim të negociatave.

Kryetari i Kuvendit e informoi mysafiren e lartë se si kryetar i shtëpisë ligjvënëse u kushton vëmendje të madhe proceseve aktuale reformuese dhe rolit të Kuvendit në krijimin e dialogut të balancuar ndërmjet pushtetit dhe opozitës për miratimin e ligjeve të rëndësishme strategjike, mirëpo edhe përparimit dhe ringjalljes së sërishme të diplomacisë parlamentare, si formë veçanërisht të rëndësishme të rolit reprezentativ të parlamentit në planin ndërkombëtar.

Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, Xhaferi nënvizoi se i njëjti duhet edhe më tutje të përparohet, sidomos në pjesën e bashkëpunimit turistik, i cili është tradicional ndërmjet dy shteteve, ndërsa në kontekst të nënshkrimit të marrëveshjeve me të cilat do të avancohen lidhjet e ndërsjella afariste, tregtare dhe ekonomike, theksoi se parlamentet, përmes ratifikimit do e lehtësojnë shndërrimin e tyre në instrumente juridike efikase.

Pejçinoviq Buriq, u falënderua për takimin dhe për mundësinë për këmbim të mendimeve dhe për ndarje të përvojave kroate në planin e eurointegrimit. Përveç kësaj, e theksoi edhe rëndësinë e parlamentit në procesin e negociatave para aderuese, si edhe rëndësinë e pasjes së qasjes konstruktive dhe konsensuale ndaj procesit, diçka që partitë parlamentare në Republikën e Kroacisë e kanë bërë që në fillimin me atë që janë pajtuar me konsensus për raport proaktiv ndaj integrimit euroatlantik të vendit, për arsye se ai proces nuk do të thotë vetëm integrim, por njëkohësisht është edhe tranzicion i jetës së përgjithshme shoqërore. Anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe në Bashkimin Evropian do të thotë ndërtim të shtetit stabil, shtetit në të cilin investuesit e huaj do të kenë gjithmonë interes të investojnë dhe kjo më tutje do të sjellë deri në zhvillim të shtetit në tërësi.