Xhaferi: Tani radhën e ka presidenti Ivanov ta dekretojë ligjin brenda afatit 10-ditor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, tha se tani radhën e ka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, për ta dekretuar ligjin brenda afatit 10-ditor.

“Në radhë është të veprojë përkatësisht të reflektojë presidenti Gjorge Ivanov, i cili sipas procedurës brenda 10 ditëve nga marrja e tekstit të ligjit që është miratuar sot, duhet ta dekretojë të njëjtin dhe në aspektin hipotetik nëse kjo nuk ndodh brenda 10 ditëve, pas skadimit të afatit 10 ditor, eventualisht nëse nuk dekretohet, brenda 30 ditëve nga skadimi i afatit, ligji do të duhet t’i kthehet edhe një herë parlamentit në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të sërishëm dhe duke marrë parasysh numrat që kanë kaluar sot, mendoj se nuk do të ketë kurrfarë problemi në seancën e radhës”, tha Xhaferi.