Xhaferi shpalli zgjedhjet presidenciale, raundi i parë më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi para pak çastesh shpalli zgjedhjet presidenciale. Raundi i parë do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.

Partitë politike ende nuk kanë dal me kandidat konkret. Ata po kalkulojnë rreth kësaj çështjeje. Së fundi kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët. VMRO-DPMNE përmes konkursit të shpallur do të zgjedh njërin nga nëntë kandidatët e paraqitur të cilët kanë filluar me promovimin e programeve të tyre para qytetarëve. Tek partitë politike shqiptare BDI është deklaruar se do të garojë e vetme, por duke lënë hapsirë për bashkëpunim me partitë tjera shqiptare. Ndërsa Besa e Kasamit insiston për kandidatë të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët. PDSH dhe BESA e Afrim Gashit akoma shqyrtojnë idetë.