Xhaferi: Seanca e parlamentit është ndërprerë për shkak të sjelljes së deputetit Muhamed Zekiri
Spikeri i Parlamentit Talat Xhaferi seancën e mbrëmshme e ndërpreu për shkak, siç tha, të sjelljes së deputetit Muhamed Zekiri nga LSDM-ja, i cili tha se koha ka kaluar dhe se duhet që të votohet.
Në pres konferencën në Kuvend, Xhaferi midis të tjerave iu përgjigj edhe thirrjes së LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët për paqartësinë e procedurës së tij që rreth mesnatës pas asnjë lloj elaborimi e ndërpreu seancën në të cilën do të debatohej për marrjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish paraardhësit të tij në karrigen e kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovskit.
Ai iu përgjigj edhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i cili prej tij kërkon që të tërhiqet nga funksioni sepse, pas gjithë kësaj që bëri mbrëmë, nuk e ka dinjitetin për të vepruar. Ai i rikujtoi Xhaferit se ai në vendin e kryetarit të Kuvendit është përzgjedhur me “gjakun e Selës” dhe prandaj ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse konsideron se mbrëmë është bërë një skenar i ish partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE-BDI.
Xhaferi tha se nuk është zgjedhur kryetar mbi kurrizin e asnjë lloj viktimizimi, por se edhe vetë ka qenë pjesë e këtij viktimizimi. Ai është kryetar i Kuvendit dhe person i cili nuk punon nën diktatin e askujt.
Ai theksoi se shtoi që ai është kryetar i parlamentit askush dhe me asgjë nuk do të mundet ta uzurpojë Kuvendin.
Sipas kryetarit të Kuvendit, faji kryesor për këtë pat-pozicion është në Komisionin për çështje të rregullores dhe çështjeve të mandatit dhe imunitetit i cili nuk solli propozim -vendim sipas të cilit do të drejtohej parlamenti.
Xhaferi konsideron se pa marrë parasysh që imuniteti i Veljanovskit nuk është hequr, gjykata mund të vazhdojë me procedurën.