Xhaferi nuk i komenton “bombat” të publikuara për anëtarët e BDI-së


Për gjëra të ndaluara dhe të dënueshme  nuk kam se çfarë të komentoj, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me  bisedat  telefonike të  publikuara në opinion në të cilat gjoja dëgjohen zëra të anëtarëve të BDI-së, parti anëtar i së cilës është edhe njeri i parë i Parlamentit.

I pyetur nëse do të veprojë si deputeti Pavle Bogoevski, në rast për të të publikohen incizime nga bisedat e përgjuara në të cilat ka indikacione për krim duke pasur parasysh këtë se BDI-ja bëhet target i publikimit të bombave, Xhaferi tha se nuk dëshiron të komentojë situata hipotetike as megjithatë të krahasohet me Bogoevskin.

Paraprakisht,  në takimin e rregullt mujor me gazetarët, kryetari i Parlamentit duke u përgjigjur nëse do të thirrje në përgjegjësi disa funksionarë të tyre të caktuar, tha se duke marrë parasysh se është në këtë  funksion  nuk ka të drejtë  për vendimmarrje në organet e BDI-së.

“Nuk kam të drejtë të përzihem në të. Unë jam kryetar i Kuvendit, partia ka kryetar dhe organe. Kjo tashmë është punë e brendshme, tha, mes tjerash, Talat Xhaferi.