Xhaferi decid: Nëse duhet për amendamentet e VMRO-së për “shqipen” 6 muaj do të diskutojmë


Jam i gatshëm të diskutojmë gjashtë muaj pa ndërprerë për amendamentet. Kështu është shprehur kryeparlamentari Talat Xhaferi sot në brifing me gazetarët. Sipas tij, amendamentet e VMRO-DPMNE-së janë vetëm vendim politik dhe nuk ka të bëjë me përmirësimin e ligjit.

Vetëm për nenin 22 të ligjit që parasheh gjoba, janë parashtruar 33 834 amendamente.

Xhaferi tha se është i gatshëm që gjashtë muaj pa ndalur të diskutojë për këtë ligj, por duhet që VMRO DPMNE të mendojë se a duhet të debatohet për këtë ligj kaq kohë.