Xhaferi në Washington, flet për integrimin e Maqedonisë në NATO e BE


Edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës në Uashington në një intervistë për zërin e Amerikës, tha se ka sinjale pozitive nga Burkseli, lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

“Mendoj se Republika e Maqedonisë ka mundësi që në afat të duhur të përmbushë pritshmëritë e faktorit ndërkombëtar për zbatimin e reformave, në veçanti ajo që është më urgjente tani në proces, në gjyqësor, në paketën e ligjeve fillestare që kanë të bëjnë me miratimin me shumicën e thjeshtë, gjë që tani më janë në procedurë parlamentare. Besoj se Maqedonia do të arrijë që deri në prill të realizojë reformat, në veçanti në gjyqësor dhe në sistemin e sigurisë”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i kuvendit RM-së.