Xhaferi: Me ligjin e gjuhëve nuk rrezikohet karakteri unitar i Maqedonisë


Me ligjin për përdorimin e gjuhëve  nuk rrezikohet karakteri unitar i Republikës së Maqedonisë, thotë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi në intervistën e sotme për gazetën serbe “Politika”.

“Çështja për rregullimi e përdorimit të gjuhës  është konfirmuar qartë në amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Edhe përkundër asaj që dispozita është e qartë, megjithatë në situata të caktuara ekziston tendencë që ajo të interpretohet në varësi të interesave të  palëve të caktuara. Që të mënjanohet kjo mundësi për interpretim të njëanshëm, lind nevoja e përkufizimit të saktë të kësaj çështje. Propozim-ligji për përdorimin e gjuhës e ka pikërisht këtë rol. Është e vërtet që me Propozim-ligjin e ri mundësohet  mbajtja e seancave kuvendore në gjuhën shqipe. Megjithatë  me këtë  nuk do të ulet rëndësia e gjuhës maqedonase apo e gjuhëve të tjera që fliten në Maqedoni, dhe aq më pak karakteri unitar i vendit tonë”, tha Xhaferi.

I pyetur se çfarë pret nga bisedimet eventuale në Paris në kuadër të procesit “Xhan Mone” që u inicua nga Parlamenti Evropian, Xhaferi u përgjigj se në fokus të takimeve në Paris do të jenë dy tema “rregullorja e Kuvendit” dhe “Kodeksi etik i deputetëve.