Xhaferi: Ligjet me shumicë prej dy të tretave do të konsiderohen të miratuara, të tjerat kthehen në procedurë kuvendore


Ligjet që nuk morën nënshkrim prej presidentit Gjorge Ivanov, ndërsa u miratuan me shumicë prej dy të tretave do të konsiderohen të miratuara, ndërsa ligjet tjera do të kthehen në procedurë kuvendore, deklaroi sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut Talat Xhaferi.

“Obligim i Kuvendit është t’i miratojë ligjet dhe obligimi im është në kohën e duhur, më saktë menjëherë pas miratimit, t’i nënshkruajë letrat e dërguara dhe pjesën e dekretit ku është paraparë nënshkrimi im. Për ligjet që nuk miratohen me shumicë prej dy të tretave presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej shtatë ditëve të përgjigjet nëse do t’i nënshkruajë ose jo. Për ligjet që janë miratuar me shumicë prej dy të tretave presidenti, sipas Kushtetutës, është i obliguar menjëherë t’i nënshkruajë dekretet. Edhe në rastin e parë edhe në të dytin presidenti ka refuzuar ta bëjë këtë, i ka kthyer ligjet me sqarim se ai është thirrur ta mbrojë Kushtetutën. Në këtë situatë ligjet që janë miratuar me shumicë prej dy të tretave nuk mundet sërish të kthehen në procedurë kuvendore dhe konsiderohen të miratuara. Ligjet tjera, sipas Rregullores, jam i obliguar në afat prej 30 ditëve nga dita e miratimit të ligjeve t’i kthej në procedurë të sërishme kuvendore, gjegjësisht t’i vendosi në seancë, dhe gjithsesi ky afat nga ana ime do të respektohet”, tha Xhaferi.

Ai sqaroi se nuk ka asnjë pengesë Kuvendi të mund të punojë në kohë të fushatës parazgjedhore, por kjo situatë thotë, nuk kërkon me çdo çmim Kuvendi të punojë sepse afati është të vendoset në seancë, ndërsa vendosja mund të zgjas për shkak debatit të mundur, dhe për këtë nuk mund të parashikohet se nëse vendosen në seancë, ligjet menjëherë të miratohen me shumicën e nevojshme.

Sa u përket implikimeve të mundshme në lidhje me vendimet e Këshillit të BE-së, Xhaferi vlerëson se nuk mund të ketë pasoja dhe nuk duhet të ketë, sepse Kuvendi, thotë, në mënyrë përkatëse i ka miratuar zgjidhjet ligjore në afatin e paraparë që u parashikua në kontekst të BE-së. Por edhe ato, shtoi, janë të vetëdijshëm se Kuvendi edhe në situatën e përsëritur do t’i miratojë ligjet dhe nuk do të pres të miratohen, sepse pas shumë ligjeve qëndrojnë të gjitha partitë politike të përfaqësuara në parlament, do të thotë unanimisht dhe për me shumicë prej dy të tretave me pjesëmarrjes e opozitës.

Deri tani nga Ivanovi janë kthyer gjithsej 15 ligje, prej të cilave tre-katër janë me shumicë prej dy të tretave nga fusha e drejtësisë dhe të drejtave, që nuk do t’i nënshtrohen përsëritjes së procedurës.

“Grupi i parë i ligjeve që janë miratuar më 28 shkurt, grupi i dytë që janë miratuar më 4 mars dhe grupi i tretë janë miratuar më 7 mars, që do të thotë grupi i parë dhe seanca e parë që duhet ta konvokojë në të cilën do të vendosen grupi i parë i ligjeve është më së voni deri më 28 mars. Duke pasur parasysh se në këtë datë është seanca për pyetje të deputetëve, mund të prisni një ditë më herët të thirr seancë dhe të përmbushet afati prej 30 ditëve, por kjo nuk do të thotë se ligjet prej 4 marsit dhe 7 marsit duhet të presin të përmbushet afati prej 30 ditëve, dhe këto ligje mund t’i vendos në seancën e njëjtë sepse janë në afat prej 30 ditëve pasi janë miratuar dhe kthyer”, thotë Xhaferi.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në ratifikimin e Protokollit për në NATO dhe në vendet tjera, Xhaferi thotë se ky është obligim i tij dhe do të ishte jodiplomatike të mos shkojë, nëse zyrtarisht është thirrur dhe nëse nuk është në kundërshtim me agjendën e obligimeve të tij.