Xhaferi, kryetar i BDI-së?


“Unë jam kryetar i Kuvendit dhe sipas kushtetutës, ky funksion nuk lidhet me funksione tjera”, është përgjigjur kryeparlamentari Talat Xhaferi në pyetjen nëse mund të jetë trashëgimtar i Ali Ahmetit nëse ai tërhiqet nga pozita e liderit në BDI pasi Maqedonia të hyjë në NATO, siç kishte deklaruar vite më parë Ahmeti, transmeton Medial.mk.

Lideri BDI-së Ahmeti ka thënë se qëndron pas asaj që ka deklaruar, por se megjithatë për këtë çështje do të diskutohet edhe në organet e partisë, Këshillin partiak dhe në Kongres.

“Në BDI ka shumë kuadro të përgatitura…”, ka thënë Ahmeti.