Xhaferi ka këtë porosi për deputetët e VMRO-së


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka sugjeruar deputetët e VMRO-së të ulen në vendet e tyre pasi kishin reaguar, sepse nuk ishte miratuar pauzë, raporton Medial.mk.

Pasi deputeti Antoni Milloshoski doli në foltore dhe fliste në mikrofon të shkyçur atij i janë bashkëngjitur edhe kolegët e partisë së tij. Xhaferi i tha se flet maqedonisht, ndërsa ata që nuk kuptojnë le të vendosin dëgjuese.

“Antonio kishte procedurale dhe atë të drejtë e shfrytëzoi. Tani mund të uleni në vendet e juaja që të vazhdojmë seancën. Flas qartë, për ata që nuk dëgjojnë le të vendosin dëgjueset”, ka thënë Xhaferi, njofton Medial.mk.