Xhaferi: Izet Mexhiti na shpëtoi nga lufta qytetare!


Mbrëmë në një intervistë të dhënë për televizionin Tema, Talat Xhaferri ka sqaruar shumë të pa thëna për ngjarjet e 27 prillit.

“Natën e 27 prillit më ka thirrur në telefon Izet Mexhiti, ku më ka thënë se një grup i madh i BDI-së janë mbledhur para qendrës tregtare Mavrovska dhe janë përgatitur për të ardhur në parlament. Ndërsa unë, i kam thënë që t’i ndalojë sepse menjëherë do t’u shpallet gjendje lufte dhe kush e di se çfarë mund të bëhet me pas. Mexhiti e kreu detyrën me sukses dhe për ata, shqiptarët nuk erdhën drejt parlamentit” -ka deklaruar Xhaferi gjatë intervistës.