Xhaferi ia uroi ditëlindjen deputetit Dragan Danev, i cili vazhdoi të hutohet se pse seanca filloi me vonesë


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev në fillim të seancës së sotme për pyetje të deputetëve në Kuvend reagoi se pse seanca filloi me gjysmë ore vonesë dhe pse një pjesë e anëtarëve të Qeverisë mungojnë. Siç tha ai, ky është mosrespektim i deputetëve në shtëpinë ligjvënëse, transmeton Portalb.mk.

Duke iu përgjigjur Danevit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ia uroi ditëlindjen.

“Në emrin tim dhe në emër të deputetëve ua uroj ditëlindjen. Seanca fillon me gjysmë ore vonesë për shkak obligimeve të mia. Kryeministri ka ardhur në kohë. Në Kuvend nuk ka ndodhur kryeministri të pres gjysmë ore, këtë herë Qeveria është ajo që pret e jo Kuvendi. Kjo nuk ka ndodhur dhe është praktikë e mirë. Unë jam gjithmonë i saktë, këtë herë vonova për shkak punëve të mia zyrtare, nuk qëndrova në zyrë që të tregoj forcë me vonesën”, tha Xhaferi.

Danev tha reagoi se pse në të njëjtën kohë Kuvendi ka caktuar edhe pyetje të deputetëve dhe seancë të komisionit.

“Nuk është për shkak juve mungesa 30 minutëshe, por për shkak se për herë të parë në praktikën e Kuvendit, në të njëjtën ditë është caktuar seancë për pyetje të deputetëve dhe në të njëjtën kohë Komisioni për çështje evropian mban mbledhje. Kjo është praktika drejt rrugës së BE-së. Le ta dinë qytetarët se në të njëjtën kohë caktohet edhe pyetje të deputetëve dhe seancë e komisionit.