Xhaferi: Duhet të reagoj nëse ka kërkesë nga pushteti gjyqësor


“Nëse deri te unë dorëzohet kërkesë nga institucioni përkatës kompetent nga pushteti gjyqësor unë nuk mund të zgjedh mes asaj nëse do të veproj apo jo, sepse si kryetar i Kuvendit duhet menjëherë ta ridërgoj deri te Komisioni për çështje të rregulloreve dhe të mandatit edhe imuniteteve e cila është kompetente të debatojë për kërkesën, deklaroi për MIA-n kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi lidhur me arrestimet e sotme të disa deputetëve për dhunën në Parlament më 27 prill të këtij viti.

Xhaferi i cili gjendet për vizitë në Suedi, theksoi se raporti i Komisionit pastaj duhet të kthehet deri te ai, ndërsa në bazë të këtij raporti, kryetarit i Kuvendit konvokon seancë përkatëse në të cilën debaton lidhur me propozimin dhe kërkesën dhe për këtë vendos Kuvendi. Xhaferi thotë se si kryetar i Kuvendit nuk ka për qëllim ta komentojë vendimin dhe kompetencën e Prokurorisë përkatëse lidhur me urdhrat që ajo i dha.

“Por, në kontekst të procedurave të cilat janë parashikuar me Kushtetutë dhe me Rregulloren për punën e Kuvendit, vlerësoj se ka dilema lidhur me respektimin apo mosrespektimin deri në fund të procedurës përkatëse të dispozitave nga neni 64 i Kushtetutës saktë është precizuar se deputeti nuk mund të privohet nga liria pa miratim të Kuvendit. Kjo dispozitë pastaj e saktëson Rregulloren në pjesët nga neni 53 deri 59 në të gjitha aspektet e zbatimit të këtij vendimi të Prokurorisë. Në këtë kontekst vlerësoj se nuk janë respektuar deri në fund procedurat”, deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.