Xhaferi: As të mos mendohet për zgjedhje të reja parlamentare

Në zgjedhje të reja parlamentare më 2018 askush nuk guxon të mendojë, dhe jo të vjen përnjëmend tek një situatë e tillë, rekomandon kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

“Ajo do ishte një qasje joserioze ndaj përpjekjeve të deritanishme të procesit reformues. Çdo vit po na është zgjedhor. Nuk mund që projektet infrastrukturore dhe ato ekonomike të realizohen shkaku i sistemit të bllokuar apo zgjedhjeve kontinuale. Nuk mund të punojë pushteti lokal, nuk mund as Qeveria, institucionet”, theksoi Xhaferi, transmeton Medial.mk