Xhaferi afër zgjidhjes së 35.000 amendamentet të VMRO-së


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi pret që në ditët e ardhshme të gjendet zgjidhje për mbi 35 mijë amendamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

“Komunikoj me përfaqësuesit e grupeve të deputetëve duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në. Mendoj se jemi afër zgjidhjes”, ka thënë Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët në Kuvend.

Qëllimi, siç theksoi, është që të shmanget bllokada në Kuvend. Në mënyrë procedurale, siç tha, ai nuk do të lejojë të ndodhë bllokadë në shtëpinë ligjdhënëse.

I pyetur nëse zgjidhja do të ishte që të debatohet për amendamentet e VMRO-DPMNE-së, Xhaferi tha se hapja e debatit për ta do të ishte bllokadë e punës së Kuvendit.
Për Ligjin për gjuhët u bë fjalë edhe në takimet me tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, të cilët janë iniciatorë të bisedimeve në kuadër të procesin Zhan Mone.

Takimi i parë me përfaqësuesit e partive parlamentare, duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në pritet të mbahet më 15 mars, por nëse nuk sigurohet prania e eurokomisarit Johanes Han dhe ekspertëve, bisedimet do të mund të shtyhen për në maj.

Xhaferi konsideron se së shpejti, opozita do të mund të përfshihet sërish në punën e Kuvendit.