Xanakopulos: Së pari ndryshim të kushtetutës, pastaj mbështetje për eurointegrimet


Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos në një intervistë për radio “Alfa 984”, edhe njëherë ka përsëritur qëndrimet e Athinës zyrtare se parakusht për zgjidhje të çështjes së Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë është që të pranon oblimigimin për ndryshim të emrit të saj kushtetues, transmeton Zhurnal.

“Është e nevojshme marrëveshje ku qartazi do ti përshkruante hapat e zgjidhjes. Ndryshim të emrit në marrdhëniet ndërkombëtare, pastaj ndryshim të kushtetutës të IRJM-së, dhe pastaj vjen mbështetja e Greqisë për integrim të fqinjit në gjitha organizatat ndërkombëtar. Kjo është pozita jonë që e paraqitëm në negociata”, thotë Xanakopulos.