Xanakopulos: Nuk ekzistojnë presione ndaj Greqisë për çështjen e emrit


 Nuk ekziston kurrfarë presioni ndaj palës greke  për çështjen e emrit, thotë zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë Dimitros Xanakopulos në intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

“Atë që duhet ta kuptojmë është se në çështjen konkrete ekziston mundësi, në këtë moment, Greqia dhe vendi fqinj  të gjejnë zgjidhje të përbashkët  të pranueshme të kompromisit e cila do t’u bëjë mirë të dy vendeve, por edhe Ballkanit në tërësi, sepse do ta promovojë, do ta përforcojë stabilitetin në rajonin më të gjerë”, thotë Dimitros Xanakopulos.

Lidhur me pozitën e partnerit të koalicionit në Qeverinë Panos Kamenos, i cili të mërkurën nga parlamenti grek porositi se nuk pajtohet  me atë se si Qeveria menaxhon  me çështjen e emrit dhe se do të bëjë gjithçka “të mos jepet emri Maqedoni”, Xanakopulos thotë se duhet të pritet, të shihet propozimi përfundimtar për zgjidhjen, e pastaj të komentohet.

“Kamenos e shprehu mendimin e tij për çështjen konkrete. Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryeministër kanë deklaruar se cila është pozita e Qeverisë dhe me cilat qëndrime Republika e Greqisë vjen në negociata. Konsideroj se duhet të jemi të durueshëm, të shohim në fund se cili do të jetë propozimi për zgjidhje deri te i cili do të arrijnë udhëheqësit politik të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe kryeministrat, ndërsa pastaj të gjithë të dalim me qëndrime”, komenton Dimitros Xanakopulos.