“Wizzair” dridhë Qeverinë e Zaevit, anulohen fluturime, ja kush alarmon?!


Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka reaguar duke thënë se “Qeveria e LSDM-së godet në xhepin e qytetarëve me anulimin e fluturimeve të lira të kompanisë “Wizzair”. “Për shkak të paaftësisë së qeverisë kriminale të LSDM-së, avio-kompania Wiizair filloi t’i anulojë destinacionet e saja. Qytetarët vjeshta që vjen mund t’i thonë lamtumirë fluturimeve të lira në metropolet botërore. Nuk ka më fluturime të lira”, thonë nga partia opozitare.

“Qesharake janë arsyetimet e Sugareskit se tenderi është ndaluar për shkak që në letrat ku ka qenë i gjithë dokumentacioni i tenderëve, nuk është shkruar emri i plotë dhe adresa e kompanisë Wizzair. Paramendoni ky është arsyetimi i Qeverisë për një kompani serioze si “Wizzair” e cila në vit ka mbi një milion udhëtarë në Republikën e Maqedonisë” kumtojnë nga VMRO-ja e Mickoskit.

Ata thonë se është shumë e çuditshme se si asnjë funksionar i LSDM-së që fituan grande përmes Fondit për Inovacione nuk ju mungonte emri në letrën ku aplikonin, ndërsa kompanisë serioze “Wizzair” i mungon”, duke pyetur se a është edhe një mënyrë presioni nga LSDM-ja ndaj avio-kompanisë “Wizzair”.

“Paaftësia dhe kaosi në Qeverinë e LSDM-së më shumë ngjan në një film me tragjedi dhe komedi, nuk është çudi kur nesër publikisht do të thonë se “Wizzair” do ta ndryshojnë në MPB Tours, ndërsa Sheqerinska do t’i ndajë helikopterët nga ministria që i shfrytëzon për darka personale”, nënvizon VMRO-DPMNE.