Vullnet Selimi zgjedhet kryetar i degës së ASH-së në Butel


Në prezencë të kryetarit Ziadin Sela, sekretarit gjeneral Arben Taravari, nënkryetarit Elmi Aziri dhe antarëve tjerë të kryesisë qendrore, Aleanca për Shqiptarët sot konsolidoi degën e saj në Butel dhe zgjodhi struktura të reja. Kjo degë mbajti Kuvendin dhe e konsolidoi atë me 51 anëtar dhe zgjodhi kryesinë e degës me 13 antarë.

Kuvendi  me shumicë votash zgjodhi Kryetarin e Degës , Vullnet Selimin. Sekretar i degës u zgjodh Izeir Memedi kurse për nënkryetar të degës u zgjodhën Besar Buqi dhe Gazmend Xhaferi.