Vucis: Po përdoren sllogane irredentiste nga protestuesit


Kryetari i parlamentit grek Nikos Vucis vlerëson se slogani “Maqedonia është një dhe greke”, që u dëgjua në protesta në Greqi është “slogan mjaft irredentist”, njofton MIA, transmeton Koha.

Duke folur në debatin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, Vucis tha se partitë e opozitës si Demokracia e Re dhe PASOK kanë përdorur mashtrimin në muajt e fundit dhe nuk kanë bërë përpjekje të kufizojnë qëndrimin për emër të përbërë me përcaktim gjeografik erga omnes nga qëndrimi i shprehur në protestat “askund dhe asnjëherë të mos përdoret termi Maqedoni, sepse Maqedonia është një dhe greke.

Kryetari i Parlamentit grek tha se Marrëveshja e Prespës është historike dhe me rëndësi të madhe.

“Është një marrëveshje historike për Ballkanin, për Bashkimin Evropian, i cili duke u lëkundur e kërkon rolin e tij dhe marrëdhëniet me Ballkanin, për rolin e Ballkanit në tërësi në të ardhmen e afërt dhe perspektivën brenda Bashkimit Evropian që ka nevojë të gjejë hapin e saj në drejtimin që duam . Është një marrëveshje historike për stabilitetin në rajon, për një mijë arsye të tjera, jo vetëm për interesat tona kombëtare. Në këtë kuptim, është një marrëveshje historike që ka një rëndësi shumë të madhe”, tha Vucis.