Vrasje në Karposh: E bija ngulfat nënën e vet


Në stacionin policor Karposh, në mëngjes në ora 8 e 10 minuta, A.I. (46) nga Shkupi ka denoncuar se në rrugën “Risto Ravanovski” në shtëpinë e tyre e ka mbytur nënën e saj V.I. (74), informojnë nga MPB.

Nëpunës policor nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në shtëpi kanë gjetur person të vdekur. Nga ana e mjekut nga Ndihma urgjente mjekësore u konstatua vdekja.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi, ndërsa A.I është mbajtur në stacionin policor.