Vrasja e familjes Pocesta, 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit


Për vrasjen e familjes tre anëtarëshe në Dibër gjykata ka shqyptuar paraburgim prej 30 ditësh. Siç kumtojnë nga Prokuroria, tashmë ka nisur hetimi mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes, por ende i dyshuar kryesor për vrasjen mbetet vajza e madhe e familjes, 28 vjeçarja Blerta Pocesta.

Ndërsa si ndihmës të saj, që i kanë ndihmuar për gjetjen e armës dhe arratisjen, llogariten ende dy banorët e Gostivarit dhe Dibrës, në moshë 31 dhe 61 vjeç.