Votohet buxheti për referendumin, s’ka bonuse për KSHZ-në


Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor nuk do të marrin bonuse për organizimin dhe mbajtjen e referendumit, ashtu siç kishin vepruar kolegët e tyre të cilët pikërisht për këtë arsye u detyruan edhe të japim dorëheqje, raporton SHENJA.

KSHZ në seancën që filloi para pak çastesh miratoi planin për shpenzimet për organizimin e KSHZ-së ku u parashikuan 169 milion denarë, apo 20 për qind më pak sesa ka ndarë Kuvendi me rialokimin e fundit. Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski tha se shuma që do të shpenzohet për këshillat zgjedhorë në diasporë nuk dihet pasi priten njoftimet nga përfaqësitë diplomatike për kapacitetin e nëpunësve që posedojnë e te cilët planifikojnë ti angazhojnë në referendum. Me këtë ai tha se do të zvogëlohen dukshëm shpenzimet për organizimin e referendumit në diasporë.

Derkovski gjatë diskutimit për shumën që do të shpenzohet njoftoi se nuk janë paraparë honorare apo të ashtuquajtura bonuse për 7 anëtarët e KSHZ-së. Honorarë do të ketë vetëm për komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhor.