VMRO: Shkupi ngulfatet, Shilegov bën “sehir”


Opozitarja VMRO DPMNE ka akuzuar kreun e Shkupit Shilegov dhe Qeverinë për neglizhencë ndaj problemit me ajrin e ndotur duke shtuar se ata nuk po ndërmarrin asnjëfarë mase për zgjidhjen e këtij problemi. Në reagimin me shkrim të kësaj partie thuhet se premtimet para zgjedhore të kreut të Shkupit tani janë kthyer në shou. Ata kërkojnë nga autoritetet vendore që në mënyrë urgjente të gjejnë zgjidhjen e këtij problemi, me çka do të eliminoheshin edhe komplikimet shëndetësore tek qytetarët si pasojë e ndotjes.