VMRO: Shkojmë në zgjedhje vetëm me Qeveri teknike


Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së gjatë mbledhjes së sontme referendumin e 30 shtatorit e shpalli si të pasuksesshëm duke e pasur parasysh, sipas kësaj partie, se në të dolën vetëm 36% e votuesve, gjë që e tregon qartë vullnetin e qytetarëve kundër pranimit të marrëveshjes së Prespës.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, tha se refrendumi gjithashtu ka pasur edhe shumë parregullsi dhe përsëriti se është dërguar kërkesë për formimin e një komisioni anketues në Kuvend me qëllim të shfuqizimit të këtyre parregullsive dhe adresimit të përgjegjësisë.

Komiteti ekzekutiv i ka shqyrtuar dhe pranuar propozimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe solli vendim:

1. Në Kuvend të formohet komision anketues e përbërë nga deputetë, i cili do t’i hetojë dhe shqyrtojë të gjithë parregullsitë që ndodhën ditën e referendumit.

2. Kërkesë për shkarkim të Prokurorit publik aktual i cili është propozuar nga pushteti, dhe zgjedhje e një Prokurori publik të ri me propozim të opozitës.

3. Nëse Zaev ka për qëllim të shpallë zgjedhje, Nikollovski tha se partia e tij do të fitojë. Përskaj këtyre dy kërkesave, është e nevojshme që menjëherë të respektohet marrëveshja dhe ligji për zgjedhje ku do të formohet qeveri teknike sipas modelit të Përzhinos me mandat prej 100 ditëve. Kjo don të thotë, dorëheqje e Zaevit, Spasovskit dhe Carovskës. Vetëm ky do të jetë parakushti të paktën për zgjedhje fer.

Lidhur me ndryshimet Kushtetuese, VMRO-DPMNE-ja vazhdon të besojë se deputetët mbajnë qëndrimin e partisë dhe nuk do ndryshojnë mendje.

Nikollovski tha para mediave se derisa shumica parlamentare kërkon zgjedhje, duhet të jetë e vetëdijshme se të njejtat do t’i humb, ndërsa politikanët si Zaev, Dimitrov dhe Shekerinska do të shkojnë në pension politik. AI gjithashtu informoi se VMRO-DPMNE tashmë i ka formuar shtabet zgjedhore brenda partisë./Gazeta e Pavarur