VMRO: Qeveria po fsheh diçka për emrin


VMRO-DPMNE ka ngritur dyshime se Qeveria e Zoran Zaevit fsheh diçka në lidhje me bisedimet për emrin, pasi për 6 ditë nuk i përgjigjen pozitivisht ftesës publike për takim të liderëve politik. Dyshimet për një gjë të tillë VMRO i mbështet tek optimizmi i palës greke dhe tek konstatimet e kryeministrit Zaev se ka pasir disa zgjidhje creative, pa njoftuar për çka bëhet fjalë konkretisht. Igor Janushev ka akuzuar kryeministrin Zaev se nuk ka mbajtur premtimet parazgjedhore lidhur me kontestin rreth emrit dhe se dëshiron të blejë kohë që në fund qytetarët e vendit ti nxjer para një akti të kryer në zgjidhjen për kontestin rreth emrit. Përveç bartyësve të procesit negocjues, kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të jashtëm Dimitrov, VMRO kërkon që në takimin e liderëve të mer pjesë edhe presidenti i shtetit.

“Zaev tha se janë caktuar disa opsione që mund të jenë të pranueshme. Cilat janë ato opcione, a do të thotë kjo se veçmë janë marë vesht? Apo ndoshta kjo do të thotë se gjithçka që pala greke ka kërkuar Zaev është pajtuar? A nënkupton me këtë bisedime Zaevi? Në fjalorin e Zaevit askund më nuk mund të dëgjojmë qëndrimin e parazgjedhjeve se nuk do të ndryshojë Kushtetutën dhe referendum për zgjidhjen për emrin që do të ishte e pranueshme dhe për të cilën do të duhet të prononcohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Me qëllim që të hiqen të gjitha dyshimet dhe të shihet ajo që e fsheh Zaev dhe LSDM, kërkojmë edhe një herë takim urgjent dhe të pakthyeshëm të liderëve”, deklaroi Janushev. /SHENJA/