“Non Pejpëri dhe reagimi i Qeverisë pas tij, e dëshmoi lojën e vërtetë se kjo Qeveri i zhvillon proceset e eurointegrimit duke sakrifikuar interesat kombëtare dhe shtetërore. Non Pejpëri ua mbylli gojën zyrtarëve të Qeverisë që e citonin vazhdimisht raportin e Pribesë. Nuk ka reforma por vetëm partizim dhe keqpërdorim të sistemit. BE-ja sheh se çfarë po ndodhë prandaj më nuk kalojnë arsyetimet se VMRO-ja është fajtore për gjithçka, Ky non pejpër i zhduku premtimet e rrejshme të Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës për integrime euroatlantike në gjashtë muaj”, vlerësoi VMRO-ja.