VMRO: Pakti me Bullgarinë, kundër interesave shtetërore


VMRO DPMNE-ja me reagim të menjëhershëm pas ratifikimit të Marrëveshjes me Bullgarinë. Sipas kësaj partie, shumica parlamentare në mungesë të opozitës ratifikoi marrëveshje tërësisht asimetrike dhe kundër interesave të Maqedonisë. Me marrëveshjen në fjalë sipas partisë më të madhe opozitare, mohohet populli, gjuha dhe historia maqedonase.

Marrëveshja ka lëshime serioze dhe e njëjta nuk e definon popullin maqedonas si veçori reale. Maqedonia vullnetarisht hoqi dorë edhe nga pakica maqedonase duke i lënë mijëra njerëz në baltë. Me këtë marrëveshje vetë LSDM-ja mohon ekzistencën e gjuhës maqedonase dhe lejon që ajo të quhet gjuhë sipas Kushtetutës. Gjithashtu, autoritetet ranë dakord për ndryshim në tekstet shkollore të historisë, bazuar në një vlerësim nga një komision politik ndërqeveritar. Kjo është jashtë mendjes së shëndoshë dhe parimeve të shkencës – tha Dragan Danev, VMRO DPMNE.