VMRO: MPB-ja t`i zgjidhë rastet në të cilat qytetarët janë të rrezikuar


Siguria në shtet është e rrezikuar. Krimi mbretëron nëpër rrugë. Me vendim të LSDM-së mijëra kriminelë janë amnistuar dhe liruar. Qytetarët çdo ditë janë viktima të vjedhjeve, tentimeve për vrasje, vrasjeve, dhunë të cilat kalojnë pa u ndëshkuar.

Në vend që funksionarët e LSDM-së të bëjnë plan si ta kundërshtojë policia krimin, kemi parë një teatër të turpshëm në të cilin ministri, sekretari i shtetit dhe drejtori për siguri publike ndeshen me nëpunësen policore dhe tentojnë ta bindin opinionin se ajo është lënduar tek karrotreci, e jo nga një dhunues partiak.

Zhgënjyese është që për udhëheqësinë e LSDM-së në MPB më parimore është ta ruajë famën e dhunuesit partiak, sesa të dalë me informacionin për sulmuesin i cili në mes të ditës, në qendër të qytetit, ka sulmuar me thikë djalin 17 vjeçar.

Dita e tretë me radhë që MPB-ja hesht për sulmin në stacionin e autobusit Rekord, ndërsa djali ende gjendet në spital dhe jeta e tij është në rrezik. MPB-ja as nuk e ka zbuluar autorin, e as që e ka nxjerrë para drejtësisë.

UFR dhe VMRo-DPMNE-ja bëjnë thirrje që organet kompetente për sigurinë e qytetarëve, ndërsa udhëheqësit e LSDM-së të fillojnë ta punojnë punën për të cilën paguhen dhe ta zgjidhin këtë rast dhe rastet tjera që qytetarët janë të rrezikuar. Me mossanksionimin e kriminelëve, LSDM-ja promovohet te aleati i vet. Nëse udhëheqësia aktuale e MPB-së nuk është e aftë t’i zbulojë dhe t’i nxjerrë para drejtësisë autorët, duhet të largohet dhe t’i lërë këtë ta bëjë dikush tjetër.

Në shtet gjërat po ecin ngadalë, ndërsa Spasovski nuk ndërmerr asgjë. Në Çair u vra djali në stacionin e autobusit dhe askush nuk mori përgjegjësi për këtë. U vra Dilaver Bojku në plazhin e Strugës dhe sërish autori nuk u kap.

Kronika e zezë çdo ditë është plot me plaçkitje të bankave, farmacive, këmbimoreve. Thjeshtë kriminelët mbizotërojnë.

E gjithë kjo tregon se MPB-ja e udhëhequr nga Spasovski dhe LSDM-ja është e paaftë për ta zgjidhur dhe nuk dëshiron t’i mbrojë qytetarët nga dhunuesit, vrasësit dhe plaçkitësit.

Qytetarët shikojnë se jeta ka ardhur por vetëm për strukturat kriminale dhe nëntokën. Çka duhet ende të ndodh që dikush të ndërmarrë masa të pengohet kjo paligjshmëri e cila mbizotëron në Maqedoni. Kjo Qeveri dhe MPB-ja e kryesuar nga Spasovski janë drejtpërdrejtë përgjegjës për gjithë këtë situatë.