VMRO-ja cakton Kongresin më 23 dhjetor


VMRO-DPMNE më 23 dhjetor do të thirr Kongresin partiak. Në Kongres do të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit të partisë Nikolla Gruevski. Gruevski para disa ditësh paralajmëroi se largohet nga timoni i VMRO-së. Ndërrimi i tij dhe zgjedhjen eventuale të liderit të ri duhet ta konfirmojë trupi më i lartë partiak siç është Kongresi, transmeton Medial.mk. Gruevski është në krye të VMRO-së qe 15 vite.